HISTORIA E VEÇANTË E DASHURISË/ Moderatorja shqiptare tregon: Burri nuk më njihte kush isha – AlpeGossip
HISTORIA E VEÇANTË E DASHURISË/ Moderatorja shqiptare tregon: Burri nuk më njihte kush isha

HISTORIA E VEÇANTË E DASHURISË/ Moderatorja shqiptare tregon: Burri nuk më njihte kush isha

Moderatorja simpatike e “Fair play”, Enkeleida Zeko ishte e ftuar së fundmi në emisionin radiofonik “Sara Radio show”, ku gjatë intervistës me Dasarën ka rrëfyer se bashkëshorti në fillim nuk e dinte sa e njohur ishte ajo.

Enkeleida tregoi se bashkëshorti i saj para se ata të njiheshin kishte jetuar jashtë vendit, në Romë dhe nuk e kishte parë ndonjëherë atë në televizor.

Moderatorja ishte habitur kur ai e kishte pyetur për profesionin.

“Kur e kam njohur për herë të parë bashkëshortin, ai nuk më njihte fare. Unë kisha gjithë ato vite që bëja gazetari dhe që dilja në televizor. Kur më tha ‘Punon gazetare?’, mendova se po bënte shaka. Ishte i vetmi njeri që nuk më njihte. Në fakt në ato vite jetonte jashtë Shqipërisë dhe nuk e ndiqte televizionin shqiptar. Jemi njohur si dy njerëz normal”, tregoi Enkeleida.