NUK ËSHTË AS HANA AS MOZZIK/ Loredana gdhend në trup emrin e një personi shumë të dashur (FOTOT) – AlpeGossip
NUK ËSHTË AS HANA AS MOZZIK/ Loredana gdhend në trup emrin e një personi shumë të dashur (FOTOT)

NUK ËSHTË AS HANA AS MOZZIK/ Loredana gdhend në trup emrin e një personi shumë të dashur (FOTOT)

Loredana zbuloi ditën e djeshme se ka shtuar një tatuazh të ri në trupin e saj. Ajo vendosi të gdhendë në trup emrin e atij që qëndron prapa çdo suksesi të saj. Artistja tregoi përmes një postimi në InstaStory se ka bërë në krah emrin e producentit Macloud. Kjo me shumë mundësi për shkak të punës së madhe dhe sukseseve që ka arritur falë tyre përfshirë këtu edhe producentin tjetër, Miksu.

Mirëpo nuk ka qenë vetëm Loredana që ka bërë diçka të tillë për bashkëpunëtorët e saj. Reperja ka zbuluar po ashtu se fotografi i saj dhe drejtuesi kreativ, Bobby Shaus ka bërë tatuazh emrin e Loredanës. Ajo ka postuar në Instagram një video, në të cilën tregon tatuazhin më të ri të fotografit. Reperja ka treguar se ka një miqësi shumë të fortë me Bobby-n dhe ata janë të pandarë nga njëri-tjetrit. Kjo lidhje speciale që kanë me njëri-tjetrin duhet ta ketë shtyrë fotografin për të bërë një tatuazh në nder të Loredanës.

Ndërkohë ditën e djeshme u përfol se Loredana mund t’i ketë dhënë sërish fund lidhjes me Mozzik. Në fakt ishte ky i fundit që i bëri të gjithë të dyshonin, pasi nuk ju përgjigj urimit të Loredanës për Ditën e Baballarëve dhe bëri disa postime të çuditshme në Instagram.

Reperi publikoi një sërë fotosh të ndryshme ku edhe në njërën prej tyre shkroi: “Baba beqar”. Ai po ashtu publikoi një shprehje me të cilën bëri që të lindin mjaft dyshime në lidhje me raportin e dyshes.

“Në ditët e sotme duhet të keni kujdes edhe nga njerëzit që pretendojnë se ua duan të mirën”, shkroi ai duke bërë që rrjeti të ziejë menjëherë nga dyshimet.