DONI TË KONTROLLONI DEHIDRATIMIN? Me siguri nuk pini shumë uje! Ja 2 mënyra te thjeshta që duhet ti dini – AlpeGossip
DONI TË KONTROLLONI DEHIDRATIMIN? Me siguri nuk pini shumë uje! Ja 2 mënyra te thjeshta që duhet ti dini

DONI TË KONTROLLONI DEHIDRATIMIN? Me siguri nuk pini shumë uje! Ja 2 mënyra te thjeshta që duhet ti dini

Uji është një transportues i supstancave dhe ushqyesve në të gjithë trupin. Është i domosdoshëm për ekuilibrimin e temperaturës në turp, pastron trupin nga toksinat, lubrifikon nyjet, ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut, rrit përqëndrimin, energjinë dhe elasticitetin e lëkurës.

Për shëndet dhe tretje optimale ngado  keni dëgjuar se duhet të konsumoni të paktën 8 gota ujë në ditë.

Sipas Dr. Drew Sinatra uji është një transportues i supstancave dhe ushqyesve në të gjithë trupin. Është i domosdoshëm për ekuilibrimin e temperaturës në turp, pastron trupin nga toksinat, lubrifikon nyjet, ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut, rrit përqëndrimin, energjinë dhe elasticitetin e lëkurës. Të gjitha qelizat e trupit tuaj kanë nevojë për ujë, prandaj është një domosdoshmëri për t’u hidratuar siç duhet.

Sa ujë duhet të pini në ditë

Ka disa faktorë që ndikojnë në përcaktimin se sa ujë duhet të pini në një ditë.

Mosha- Njërëzit e moshuar kanë nevojë për më pak ujë

Aktiviteti fizik- Stërvitjet, terapitë në sauna kërkojnë që të konsumoni më shumë ujë se të tjerët

Dieta-Dieta të pasuara në proteina, natrium ose fibra kërkojnë më tepër ujë

Klima- Në ditët e nxehta duhet të shtoni sasinë e konsumit të ujit

Konsumimi i medikamenteve- Janë një sërë medikamentesh, pas të cilave rekomandohet shtimi i nivelit të ujit që duhet të konsumoni.

Studimet kanë prodhuar rekomandime të ndryshme ndër vite përsa i përket nivelit të hidratimit, por shumica bashkohën në një pikë  se dy litra në ditë ose rreth 8 gota ujë janë mëse të mjaftueshme.

‘Nëse një pacient i imi është i interesuar të humbë peshë, unë rekomandoj se duhet të pijë 14 ml ujë për çdo kile që peshon’ thotë Sinatra.

Elasticiteti i lëkurës reflekton nivelin e hidratimit

Një tjetër mënyrë efikase për të kontrolluar nivelin e hidratimit ka të bëjë me elasticitetin e lëkurës, sidomos tek të moshuarit dhe fëmijët. ‘Shtrëngoni lëkurën për disa sekonda dhe më pas e lëshoni. Nëse ajo shkon menjëherë në vend tregon se ju jeni të hidratuar mirë. Simptoma të mundshme të dehidratimit përfshijnë marramendjen dhe lodhjen.

Nëse për ju është e vështirë të pini ujë, ka disa mënyra që e bëjnë edhe më të ‘shijshëm’ marrjen e tij.

Mund të konsumoni këto fruta e perimë që kanë përqindje të lartë uji. Në përbërjen e tyre.

Fruta

luleshtrydhe (91% ujië)

shalqi (92% ujë)

pjepër (90% ujë)

qitro (91% ujë)

pjeshkë (88% ujë)

ananas (87% ujë )

portokall (87% ujë )

uji i kokosit (95% ujë )

mjedrat (87%ujë )

Perime

kastravec (95% ujë )

kungull i njomë (94%ujë )

domate (94%ujë )

lulelakër (92% ujë )

lakër (92%ujë )

sallata jeshile (96% ujë )

selino (95% ujë )

speca jeshile (92% ujë )

spinaq (92% ujë)

Veç kësaj liste të pasur me fruta e perime që rekomandohen për shkak të nivelit të lartë të ujit në përbërjen e tyre, këshillohet të evitohet niveli i lartë i kriprërave në ushqimet tuaja.