Mel B po hyn në një qendër rehabilitimi për varësinë ndaj alkoolit dhe seksit.
Në një intervistë për The Sun, ish ylli i Spice Girls, tha se vendimi erdhi pas 6 muajsh tepër të vështirë, periudhë gjatë të cilës ajo po shkruante një autobiografi.
“Ka qenë traumatike përjetimi i një marrëdhënie emocionalisht abuzive dhe përballja me gjëra aq të mëdha në jetën time,”-është shprehur këngëtarja.
Mel B, emri i vërtetë i së cilës është Melanie Brown, tha se ishte diagnostikuar me çrregullime të stresit post-traumatik.
“Trajtimi që po marr më ka ndihmuar shumë. Unë jam plotësisht i vetëdijshme se jam në një pikë krize.”
Këngëtarja rrëfeu se përdoi alkoolin për të qetësuar dhimbjen nga ndarja nga bashkëshorti Stephen Belafonte.
Brown u martua me producentin e filmave Stephan Belafonte nga viti 2007 deri në 2017.
Pas ndarjes Mel B mori një urdhër kufizimi të përkohshëm kundër tij dhe akuzoi Stephan për abuzime fizike, verbale dhe psikologjike.
Këngëtarja tha se përpos vështirësive të ndarjes u përblall me dhe vështirësi financiare.
Çifti ka edhe një fëmijë.
Ndërsa këngëtarja tha se po hynte në rehabilitim për t’u bërë një version më i mirë i vetes për fëmijët e saj, për familjen dhe për të gjithë njerëzit që e kanë përkrahur në jetë.