“NGELËM NË MES TË RRUGËS…”/ Bora Zemani zbulon peripecitë e udhëtimit – AlpeGossip
“NGELËM NË MES TË RRUGËS…”/ Bora Zemani zbulon peripecitë e udhëtimit

“NGELËM NË MES TË RRUGËS…”/ Bora Zemani zbulon peripecitë e udhëtimit

Përmes disa postimeve të bëra në profilin e saj të Instagramit, Bora Zemani ka treguar se gjendet me pushime për ski në Itali mirëpo mesa duket jo gjithçka paska shkuar mirë në këtë udhëtim për moderatoren e njohur.

Zemani ka publikuar disa video në Instastory, përmes të cilave ka treguar peripecitë që ka kaluar për të arritur në destinacionin final, duke treguar se iu është dashur të udhëtojnë për orë ta gjata me kushte atmosferike aspak të favorshme.

Në këtë udhëtim Bora ka qenë e shoqëruar nga vëllezërit Veshaj, Donaldi, Romeo dhe Mario si edhe Arbori.

“Atëherë meqë ishit bërë kuriozë po ndaj me ju detajet e këtij udhëtimi. E para, vendosëm në moment të fundit që do shkonim me pushime dhe nuk ishim fare të përgatitur. Avion nuk kishte për në Verona dhe u detyruam që të shkonim në Bolonja. Dhe pastaj të merrnim makinën për nja katër orë të tjerë për arritur në mes të natës. Ishim pa gjumë deri në orën 5-6 të mëngjesit sepse ngecëm në borë. Ndërkohë që ngecëm dhe makina rrëshkiste gjithandej. U munduam të vinim zinxhirët, nuk funksioni. U këputën frenat e njërës makinë, ngelëm tamam në mes të rrugës” ka treguar Bora në videon e publikuar.

Pavarësisht këtyre peripecive, ata kanë mundur të arrijnë në destinacionin e planifikuar shëndoshë e mirë dhe aktualisht po shijojnë pushimet.