”I KA HUMBUR VLERA”/ Kiara Tito as nuk do ta përmendë më Butrintin dhe e thotë troç – AlpeGossip
”I KA HUMBUR VLERA”/ Kiara Tito as nuk do ta përmendë më Butrintin dhe e thotë troç

”I KA HUMBUR VLERA”/ Kiara Tito as nuk do ta përmendë më Butrintin dhe e thotë troç

Prej dy vitesh është përfolur se Kiara Tito dhe Butrint Imeri janë në një lidhje, por dyshja gjithnjë e ka mohuar pavarësisht fotove ku kapeshin mat. Megjithatë duket se Kiara dhe Butrinti janë ndarë e këtë e tregojnë deklaratat e tyre të fundit.

Butrinti i ftuar mbrëmë në “Shiko kush luan”, deklaroi hapur që me Elvana Gjatën do shkonte shumë si çift duke e harruar Kiarën. Ndërsa Kiara e ftuar sot në “Soiree” ka treguar se lidhjen me Butrintin as nuk do që t’ja përmendin pasi i ka humbur vlera.

Jonida Shehu e pyeti Kiarën nëse duhet pasur një lidhje me një personazh publik për t’u arritur fama, duke iu referuar lidhjes së saj me Butrintin dhe Kiara u përgjigj: “Skandalet apo pjesa e showbizit, e portaleve të jep një farë popullariteti dhe e pranoj”.

Më pas Jonida e pyeti nëse lidhja e saj me Butrintin ka ndikuar tek fama dhe Kiara u përgjigj: “Nuk më pëlqen ta përmend pasi është përfolur aq shumë sa tani i ka humbur edhe vlera”.