Genta Ismajli po shijon prej kohësh romancën me biznesmenin turk. Gjestet romantike nga ana e këtij të fundit kanë bërë që këngëtarja të mos i kursejë dedikimet lidhur me partnerin e saj.
Këtë fillim viti, Genta po e kalon në Amerikë. Chicago e parë nga lart, teksa pamjen e shijon nga një fluturim me helikopter krah njeriut të zemrës: kaq ka mjaftuar që Ismajli të ndajë disa fjalë në rrjet. “Çdo histori dashurie është e bukur, por kjo e jona është e preferuara ime”, ka shkruar Genta poshtë fotove të publikuara.
Udhëtimet në çift për këngëtaren kanë qenë të shumta kohët e fundit, e mesa duket edhe 2020-ta do të vazhdojë njësoj për Gentën për sa i përket romancës. Një zgjedhje shumë e mirë Chicago për këtë nisje të 2020-tës, apo jo?