”BEKIM I VËRTETË”/ Sara Hoxha tregon se udhëtimi në Dubai është i rëndësishëm për shkak të London – AlpeGossip
”BEKIM I VËRTETË”/ Sara Hoxha tregon se udhëtimi në Dubai është i rëndësishëm për shkak të London

”BEKIM I VËRTETË”/ Sara Hoxha tregon se udhëtimi në Dubai është i rëndësishëm për shkak të London

Sara Hoxha po shijon ditët e para të vitit në Dubai, e natyrisht familja e saj nuk mund të mungonte në këtë udhëtim. Së fundmi, ajo ka postuar disa foto me London, e nëpërmjet tyre ka zbuluar arsyen se pse pushime si këto i cilëson si ‘bekimi i vërtetë’.

Natyrisht, të shohësh vende të reja, të prekësh nga afër kultura të tjera nga ato vendase është ajo çka do të dëshironte gjithkush, por Sara po e shijon dyfish udhëtimin nën shoqërinë e të birit. “Të shohësh bukurinë e botës përmes syve të tu është një bekim i vërtetë”, ka shkruar Sara, ndërsa London shihet duke ecur krah së ëmës në shkrehtëtirë.

Një udhëtim, që vogëlushi do ta ruajë si një kujtim të bukur përmes imazheve, ndonëse në vitet e para të jetës. Ndërsa Sara, siç e theksoi dhe vetë përpara disa kohësh, rrjetet sociale tashmë ia ka dedikuar fëmijëve, kështu që postimet lidhur me djemtë e saj priten çdo herë nga ndjekësit.