Modelja e njohur, Emina Çunmulaj është shtatzënë për herë të tretë me një djalë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale.
Emina ka publikuar një foto pranë dy vajzave të saj dhe të gjithë vëmendjen e ka marrë barku i rrumbullakosur. Të trija janë veshur me body që lexojnë “Mezi presim të të takojmë, vëlla i vogël”.
“Një djalë i vogël është rrugës dhe ne të gjithë jemi shumë të ngazëllyer”, ka shkruar modelja krahas fotos.