NJË SURPRIZË NGA LUANA/ Ja kë këngëtar ka zgjedhur moderatorja për këngën e radhës – AlpeGossip
NJË SURPRIZË NGA LUANA/ Ja kë këngëtar ka zgjedhur moderatorja për këngën e radhës

NJË SURPRIZË NGA LUANA/ Ja kë këngëtar ka zgjedhur moderatorja për këngën e radhës

Për një kohë të gjatë Luana Vjollca ka qëndruar larg muzikës, për shkak të angazhimeve profesionale me emisionin “Shiko kush luan”. Këtë të fundit e përfundoi me sukses pak muaj më parë dhe tashmë fokusi kryesor i Luanës është muzika. Këngëtarja dhe moderatorja e njohur ka udhëtuar këto kohë drejt Prishtinës, për të punuar këngët e reja të saj.

“Prive” ka mësuar se aktualisht Luana ndodhet në Prishtinë, jo vetëm për arsye private, por edhe për shkak të muzikës. Deri në sezonin e verës ajo do të ketë gati disa këngë të reja të punuar nga disa producent, duke përfshirë edhe bashkëpunëtorin e hershëm të saj, Bini Diez. Por surpriza më e madhe është bashkëpunëtori tjetër, me të cilin Luana ka vendosur të punojë për një këngë të re. Është mësuar se një nga këngët e Luanës po punohet nga Yll Limani dhe kjo është hera e parë që dyshja bashkëpunojnë për projekte muzikore.

Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë Luana Vjollca hoqi dorë përfundimisht nga pamja e saj me flokët bjond. Me rastin e Pashkës, ajo vendosi të bënte dhe një ndryshim drastik në look duke i lyer flokët në ngjyrë portokalli. Ndryshimi në pamje u prit shumë mirë nga fansat e saj dhe tashmë na mbetet të shohim nëse kjo erdhi si pasojë e projekteve të reja muzikore me të cilat po merret aktualisht.