KUDO SËBASHKU/ Çfarë po kurdisin sërish Kida dhe Mozzik, mos ndoshta… (FOTO) – AlpeGossip
KUDO SËBASHKU/ Çfarë po kurdisin sërish Kida dhe Mozzik, mos ndoshta… (FOTO)

KUDO SËBASHKU/ Çfarë po kurdisin sërish Kida dhe Mozzik, mos ndoshta… (FOTO)

Mozzik dhe Kida janë kthyer në një nga dyshet më të pëlqyera të showbiz-it. Pesë vite më parë ata sollën “Premtimet”, këngë që u kthye menjëherë në hit. Ndërsa këtë verë ata bashkuan forcat sërish për të sjellë “PP” dhe “Kërkun”, dy projekte që po ashtu janë pëlqyer shumë. Por tashmë duket se ata janë të pandarë dhe janë shfaqur sërish në studio bashkë. Mbrëmë Kida ka shpërndarë një fotografi nga studio e Rzon së bashku me Mozzik, por pa dhënë detaje. Tashmë na mbetet për të parë nëse ato po përgatisin surprizën e radhës për fansat e tyre. Kujtojmë se Mozzik ka publikuar albumin e tij “Mozzart”, ndërsa Kida pret të sjellë këngën e saj më të re të titulluar “Edhe sa?”.