Që prej ditës së djeshme blogerja Alba Danaj ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të një postimi në Instagram ku i drejtohej Jonida Maliqit. Këngëtarja e ftuar në “Klanifornia” u shpreh që nuk i pëlqen trendi i ri i çantave të vogla dhe kjo deklaratë duket se nuk i pëlqeu Albës e cila shpërtheu ndaj Jonidës publikisht: “Hahaha se në fakt u këpute duke blerë të mëdha. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë dhe pastaj fol e komento për çanta. Mjerë në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën”.
Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Alba i drejtohet Jonidës, por prej muajsh ka patur postime e komente të tilla kundër këngëtares.
Fustanin që Jonida veshi në “Këngën Magjike”, Alba e cilësoi “fustan halloweeni”.
Por edhe kur Olti Curri në një postim shkruante: “Jonida Maliqi nuk do të jetë më pjesë e jurisë së ADC-së? Çfarë do të ndodhë në episodin e sotëm?”, Alba komentoi: “Përveç teje që paske qenë keq për të kujt po i plas…”
“Juve shoqërisë së ngushtë”, ia ktheu Olti dhe komentet mes blogeres dhe ndjekësve vazhduan si më poshtë.
Me sa duket nga postimet ish mikesha e përndjek prej muajsh në rrjetet sociale Jonidën.
Ndërkohë me postimet e saj, Jonida ka theksuar se deklarata e ish-mikeshës është gënjeshtër “Thuaj një gënjeshtër një herë dhe të gjitha të vërtetat vihen në pikëpyetje. Nëse do që të të besojnë, ji e sinqertë. Nuk fitohen miqtë me sallatë”, shkruante Jonida.