PAS 10 VITESH ROMANCË/ Liam Hemsworth në një lidhje me modelen, por Miley… – AlpeGossip
PAS 10 VITESH ROMANCË/ Liam Hemsworth në një lidhje me modelen, por Miley…

PAS 10 VITESH ROMANCË/ Liam Hemsworth në një lidhje me modelen, por Miley…

Pas 10 vitesh romancë dhe 8 muaj të martuar, çifti shumë i njohur i showbiz-it, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

Duket se gjërat nuk funksionuan më mes dyshes, ndaj ata shpallën divorcin dhe vendosën të marrin secili drejtime të ndryshme në jetë.

Tashmë, Miley po shijon romancën e re në krahët e 22-vjeçarit Cody Simpson, ndërsa Liam ka nisur lidhjen me modelen Gabriella Brooks.

Miley është ajo që e ka ekspozuar më shpesh marrëdhënien e saj në rrjete sociale, mirëpo pas divorcit edhe Liam s’ka mbetur pas.

Tashmë, ai ka nisur të dalë hapur me modelen, me të cilën kaloi edhe natën e ndërrimit të viteve.

Në muajin dhjetor, Liam e prezantoi të dashurën e re me familjen dhe duket se gjërat janë bërë edhe më serioze.

Por çfarë mendon Miley për këtë lidhje?

Burime pranë saj, bëjnë me dije se për çudi, këngëtarja nuk ka reaguar fare pas këtyre lajmeve dhe po shijon në maksimum lidhjen me Cody Simpson.

Burimi shton se këngëtarja e di që nuk ka më kthim me Liam, prandaj përpiqet t’i qëndrojë sa më larg.