NGA PRISHJA E MIQËSIVE TEK PËRPLAJSA ME GRUSHTA/ Rastet kur votat bënë lëmsh artistët tek “Kënga Magjike” (FOTO) – AlpeGossip
NGA PRISHJA E MIQËSIVE TEK PËRPLAJSA ME GRUSHTA/ Rastet kur votat bënë lëmsh artistët tek “Kënga Magjike” (FOTO)

NGA PRISHJA E MIQËSIVE TEK PËRPLAJSA ME GRUSHTA/ Rastet kur votat bënë lëmsh artistët tek “Kënga Magjike” (FOTO)

Prej 20 vitesh “Kënga Magjike”  është kthyer në një ndër festivalet më të rëndësishme ,i cili për vite me rrallë ka promovuar shumë artist.

Jo vetëm për këngëtarët e vjetër por edhe zërat e rinj që zgjedhin “Këngën Magjike” për të hyrë në rrugën e artit. Pjesa më tunduese e këtij festivali  janë pakënaqësitë pas shpalljes së fituesit. Artistët vlerësojnë me pikë kolegët,duke bërë kështu që disa prej miqësive të mbarojn por ka pasur raste që situata e pikëve i ka çuar këngëtarët deri te sherri me grushta.
Ju njohim me  disa nga sherret që kanë lindur nga “Kënga Magjike” për shkak të pikëve.

Ronela Hajati dhe Robert Aliaj

Në të “Dielën Shqiptare”  u nis të diskutohej për pjesën e votimit, Ronela Hajati shprehu pakënaqësinë në lidhje me këngën e Robert Aliaj duke u shprehur se ai duhet ta kishte kënduar atë në Kongres. Ne iu kujtojmë që ishte Roberti i pari që sulmoi këngëtarët me deklaratën “këngë tallavaje”.

Edhe Ardit Gjebrea nuk ka nguruar të jap një përgjigje për konfliktet e krijuara duke theksuar se festivali lejonte çdo rrymë muzikore.

Filloreta Raçi dhe Çiljeta Xhilaga

Një nga zënkat më të diskutuara ka qenë ajo mes Fifit dhe Çiljeta Xhilagës. Dikur ato kanë qenë mikesha madje edhe kanë bashkëpunuar bashkë, por pas një zënke në “Kënga Magjike” marrëdhënia mes tyre është prishur. Fifi ka folur për këtë prishje të miqësisë duke u shprehur se ka ardhur për shkak të pikëve që ajo i ka dhënë Çiljetës në “Kënga Magjike” por vajzat tani janë pajtuar sërisht.

Anxhela Peristeri dhe Elhaida Dani

Vitin e kaluar mes Anxhela Peristerit dhe Elhaida Danit ka patur një debat përsa u përket pikëve. Fituese u shpall Anxhela dhe Elhaida mori vendin e dytë por duket se gjërat u harruan shumë shpejt. Elhaida para disa ditësh u bë pjesë e recitalit “Reflektim”  që Anxhela Peristeri mbajti në Tiranë.

Rozana Radi-Soni Malaj

Soni Malaj dhe Rozana Radi kanë qenë shumë mikesha për vite me rradhë. Por ishin pikërisht pikët e shpërndara në “Kënga Magjike” ato që krisën miqësinë disa vjeçare të dy vajzave. Në “Kënga Magjike” 2016 Soni Malaj konkurroi me “Për vete më mbaj”  dhe  Rozana Radi fitoi çmimin e parë me  këngën “Ma thuaj ti”.

Flori Mumajesi dhe Stine

Rasti që bëri më shumë bujë në media ishte ai mes Stines dhe Flori Mumajesit, sherri për pikët  kaloi  edhe në përplasje fizike.  Ka qenë Stine ai që ka nisur sherrin ndaj kanautorit të njohur,  pasi i kishte dhënë pikët maksimale dhe ndërkohë Flori ia ka kthyer vetëm me dy pikë.

Sherri ka ndodhur në pallatin e kongeresve ku Stine e ka goditur jkeq Florin me mjete të forta ngjarja shkoi deri në polici.

Rozana Radi dhe Devis Xherahu

Fitorja e Rozana Radit në vitin 2016 në “Kënga Magjike” bëri që edhe Devis Xherahu mos të  ishte dakord me faktin që Rozana u shpall fituese.
Këngëtari  me anë të një statusi të gjatë kritikonte mënyrën e gjykimit të festivalit “Kënga Magjike” kurse  këngëtarja Rozana u shpreh se ai vepronte kështu pasi nuk mundi të hyjë në finale.

Përgatiti: AlpeNews.al