GJITHË JETËN NJËSOJ/ Baluket e Irma Libohvës mbartin një sekret të madh (FOTO) – AlpeGossip
GJITHË JETËN NJËSOJ/ Baluket e Irma Libohvës mbartin një sekret të madh (FOTO)

GJITHË JETËN NJËSOJ/ Baluket e Irma Libohvës mbartin një sekret të madh (FOTO)

Këngëtarja Irma Libohova ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina”, ku foli për karrierën e saj si dhe familjen, pasi tanimë është bërë edhe gjyshe.

Mirëpo, moderatorja e emisionit Rudina Magjistari kishte edhe një kuriozitet të madh në lidhje me pamjen e këngëtares shqiptare. Teksa e përballi me një foto të fëmijërisë dhe një të ditëve të sotme, Rudina Magjistari u shpreh se Irma i ka qëndruar besnike vetëm një modeli flokësh, atë me flokët të shkurtra dhe me baluke.

“Gjithë jetën njësoj! Nuk ke ndjerë ndonjëherë nevojën të ndryshosh?” – e pyet Rudina Magjistari.

Por duket se arsyeja e vetme që këngëtarja shqiptare ka zgjedhur të mbajë baluke është sepse nuk do të shfaqë vetullat e saj.

“Jo, Rudina. Njëherë që i bëra flokët kaçurela më doli koka shumë e madhe. Gjithmonë jam përpjekur të mbaj një raport me portretin. Kam preferuar të mbaj balluke që të mos zbuloj vetullat sepse nuk i kam shumë të bukura. Domethënë jam përpjekur t’i mbuloj hallet me kujdes.” – u shpreh Irma Libohova, e cila me këmbënguljen e moderatores na zbuloi edhe sesi duket pa balluke.

Dhe Rudina Magjistari ka të drejtë, në të dyja rastet këngëtarja shqiptare duket shumë bukur dhe ky është vetëm një fiksim i saj.