NDODHI EDHE KJO! Njerëzit në Instagram po bëjnë vetë “ndërhyrje” të përkohshme në hundë – AlpeGossip
NDODHI EDHE KJO! Njerëzit në Instagram po bëjnë vetë “ndërhyrje” të përkohshme në hundë

NDODHI EDHE KJO! Njerëzit në Instagram po bëjnë vetë “ndërhyrje” të përkohshme në hundë

Nëse ju ka zënë syri në Instagram disa video të femrave që heqin makijazhin dhe tregojnë rezultatet shokuese para dhe pas, na besoni se nuk jeni të vetmit që jeni tronditur.

Kjo pasi këto femra nuk heqin vetëm makijazhin por e shndërrojnë fytyrën e tyre duke hequr hundën false që e kanë ndërtuar falë dyllit.

Po, Po. Tanimë po shitet dyllë për të bërë ndërhyrje të përkohshme në fytyrë dhe kjo metodë e ka origjinën nga Azia (sidomos Kina).

Blogeret kineze bëjnë një skulpturë në fytyrat e tyre me dyllë, pa qenë nevoja të përdorin bisturinë.

Kështu ju mund të ndryshoni formën e çdo gjëje në fytyrë, si hunda, balli, mjekra dhe të mbuloni shenjat, duke përdorur një dyllë që quhet Ben Nye Nose & Scar.

Fillimisht aplikohet njëfarë ngjitësi në fytyrë dhe më pas aplikohet dylli në sasi të vogël. Normalisht që duhet pak praktikë për t’ia marrë dorën, pasi praktikisht duhet të shndërrohesh në skulptorin e vetes.