NJË KAVANOZ PLOT ME VLERA USHQIMORE/ Mëngjesi ideal që përgatitet që në darkë (VIDEO) - AlpeGossip
NJË KAVANOZ PLOT ME VLERA USHQIMORE/ Mëngjesi ideal që përgatitet që në darkë (VIDEO)

NJË KAVANOZ PLOT ME VLERA USHQIMORE/ Mëngjesi ideal që përgatitet që në darkë (VIDEO)

Ashtu siç e keni dëgjuar gjithnjë, mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm i ditës. Për fat të keq, sa më shumë që trupat tanë kanë nevojë për energji në mëngjes, shumica mendojnë se këtë ja jep kafeina kur në fakt nuk është kështu.

SF Globe dëshiron t’ju ndihmojë që të  zgjidhni problemin e zgjimit nga gjumi pa kafeinë. Në videon e mëposhtme keni 5 receta të ndryshme të 5 mëngjeseve të cilat janë shumë të shëndetshme dhe energjike. Për më tepër ju zgjidhin punë nëse nuk keni mjaftueshëm kohë në mëngjes pasi përgatiten një ditë përpara , pra në darkë. Gjithashtu mund të ruhen në mënyrë të sigurtë në frigorifer për 2-4 ditë.

Receta bazë është e lehtë:  qumësht ose kos. Më pas mund të hidhni brenda kosit ose qumështi sipas dëshirën njërin nga opsionet të mëposhtme. Fara të llojeve të ndryshme dhe fruta pafund.  Ndërsa pesë recetat në këtë video nga The Domestic Geek janë të mrekullueshme, ju në fund mund ti shtoni kanellë ose arrë moskat sipas dëshirës.