PLASËN KUNJAT KEQ/ Bieta Sulo dhe Ori Nebiaj nuk ndalen me thumbimet: Zot fali… – AlpeGossip
PLASËN KUNJAT KEQ/ Bieta Sulo dhe Ori Nebiaj nuk ndalen me thumbimet: Zot fali…

PLASËN KUNJAT KEQ/ Bieta Sulo dhe Ori Nebiaj nuk ndalen me thumbimet: Zot fali…

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Dua të të bëj të lumtur”, për të surprizuar Alban Dudushin, moderatorja Bieta Sulo tregoi edhe 5 gjëra që nuk i pëlqejnë tek bashkëshorti. Ndër to ishte dhe fakti se Bieta e Albani shpeshherë kanë përplasje mendimesh për shkak të brezave të ndryshëm.

“Jeni brez m… thotë Albani, e mbush gojën kur vjen puna tek ne me prefiks 2, meqë Albani është me prefiks 3 dhe ka gjithmonë këto përplasjet”, u shpreh Bieta ndërkohë që gjatë emisionit zbuloi se kishte nisur në Top Channel në prapaskenat e ‘Top Show’ 14 vite më parë si 20 vjeçare.

Nisur nga kjo deklaratë, moderatorja e “Wake up”, Ori Nebijaj e ironizoi Bietën me një postim në Instastory ku shkruante: “Domethënë sot mësuam që 14+20=(nuk bëjnë 34)”.

Pas këtij postimi, Bieta ka reaguar për “Xing.al” dhe është shprehur se në fakt nuk ishte lapsus, por batutë. Pavarësisht postimit thumbues të Orit, Bieta mendon që nuk ka sherr.

Pak minuta pas Bietës, Ori ka reaguar me një postim në Instastory ku shkruan: “Zot fali, se nuk dinë ç’thonë”, postim i cili nuk dihet nëse i drejtohet sërish Bietës.