TRENDI I RI/ Nëse ka një model këpuce që duhet ta kemi patjetër këtë vit është pikërisht ky – AlpeGossip
TRENDI I RI/ Nëse ka një model këpuce që duhet ta kemi patjetër këtë vit është pikërisht ky

TRENDI I RI/ Nëse ka një model këpuce që duhet ta kemi patjetër këtë vit është pikërisht ky

Sapo kemi hyrë në muajin shkurt dhe me siguri, gishtat tanë të këmbëve as që e mendojnë të dalin në ajër të pastër duke lënë ngrohtësinë e një palë çizmeve me pelush nga brenda, por moda është modë.

Gishtat tanë bëjnë mirë të përgatiten shpirtërisht sepse këpucët që po bëjnë namin momentalisht (dhe me shumë gjasa për gjithë vitin) janë sandalet minimaliste me rripa të hollë sa peu i dhëmbëve.

 

Që prej prezantimit në muajin e shkuar të modës nga markat prestigjioze si The Row, Jacquemus, Tibi etj., sandalet në fjalë janë shndërruar në të preferuarat e fashionistave në të gjithë botën dhe tashmë gjenden edhe në raftet e markave më popullore me çmime më të përballueshme.

 

 

E dimë që me shumë mundësi po mendoni: “Ju ka lënë truri? Sandale në shkurt?”
Jo nuk na ka lënë truri.

 

Duke qenë se bën ende mjaftueshëm ftohtë, sandalet tashmë mund t’i vishni fare mirë me geta apo një palë çorape të këndshme për t’u dukur si një blogere e vërtetë mode.

Por në rast se kombinimi sandale + geta/çorape nuk bën për ju, gjithësesi blerja e një palë sandaleve të tilla nuk do të ishte një ide e keqe, pasi duket se ky trend nuk ka ndërmend të shuhet së shpejti dhe në këtë mënyrë, pranvera do t’ju gjejë të përgatitura.