“IA KAM RUAJTUR…”/ Nga Françesko tek bashkëpunimet me emra të mëdhenj të muzikës. Fjoralba flet hapur… – AlpeGossip
“IA KAM RUAJTUR…”/ Nga Françesko tek bashkëpunimet me emra të mëdhenj të muzikës. Fjoralba flet hapur…

“IA KAM RUAJTUR…”/ Nga Françesko tek bashkëpunimet me emra të mëdhenj të muzikës. Fjoralba flet hapur…

Kohët e fundit Fjoralba Ponari ka qenë në qendër të vëmendjes, sidomos pasi u zbulua identiteti i të dashurit të saj

Ishte vetë moderatorja që postoi foto të njëpasnjëshme me të por pa na zbuluar identitetin, e më pas mediat raporton se fatlumi quhet Françesko. Në rrjet u përhapën me shpejtësi fotot e tij, si dhe u bë e ditur se Françesko është jo vetëm atlet në sportin e xhudos në Tiranë, por edhe inxhinier software. (Lexo këtu)

Moderatorja simpatike ka folur sot në “Wake Up” për jetën e saj private, duke thënë se nuk e ka qëllim në vetvete mos të publikojë foto me të, por Françesko nuk është person publik.

“Unë me atë timen ia kam ruajtur identitetin. Nuk e kam mbajtur sekret edhe në intervistat që kam dhënë… Shikoni gjë aty, përveç fytyrës sime. T’ia përmend emrin tani, Françesko, se portalet i kanë bërë detyrat e shtëpisë, e kanë marrë vesh me çfarë merret e të gjitha me radhë…por thjesht nuk është personazh publik.”

Ndërkohë, sikundër e dimë, bukuroshja bjonde është nën menaxhimin e Mc Kreshës, teksa në verë na zbuloi se do sjellë një bashkëpunim me Lyrical Son.

Ditën e sotme, ajo ka treguar se me Mc Kreshën ka më shumë se një bashkëpunim, si edhe ka disa emra të mëdhenj që do jenë pjesë e albumit. Për publikimin e tij ai ka thënë se nuk mund të arrihet brenda vitit 2020.

“Ah muzika, muzika…Unë, albumi dhe Pintat (Mc Kresha, Lyrical Son). Do ketë më shumë se një bashkëpunim me MC Kreshën, ka disa emra të mëdhenj që janë pjesë e albumit. Në mos e pamundur do jetë shumë e vështirë të bëhet një lançim brenda vitit 2020, kjo për shkak të pandemisë dhe angazhimeve që kam pasur me “Jeho” gjatë verës. Kam zgjedhur Pintat që të bëj art dhe jo materiale dosido. Është bërë modë që gjithsecili të bëjë këngë, ndërkohë që unë e kam stratuar me muzikë. Muzikën nuk e kam pasur kurrë prioritet derisa të kisha përballë një kompani të tillë diskografike, si Pintat që janë elitë në tregun tonë”.