STRESI E OFENDOI RËNDË PAS NJË POSTIMI PËR PROTESTËN/ Einxheli rrëfen bisedën me Sali Lushën: Ç’ndodhi mes familjeve tona – AlpeGossip
STRESI E OFENDOI RËNDË PAS NJË POSTIMI PËR PROTESTËN/ Einxheli rrëfen bisedën me Sali Lushën: Ç’ndodhi mes familjeve tona

STRESI E OFENDOI RËNDË PAS NJË POSTIMI PËR PROTESTËN/ Einxheli rrëfen bisedën me Sali Lushën: Ç’ndodhi mes familjeve tona

Stresi e ofendoi rëndë Einxhelin pas një statusi që ajo kishte publikuar për protestën. Moderatorja kritikonte veprimet e dhunshme të protestuesve duke u shprehur se kjo nuk është mënyra e duhur për të sjellë ndryshimin.

Pas fjalorit të papërshtatshëm të Stresit kundrejt saj, Einxhel reagoi me disa postime në Instastory. Ndër të tjera ajo shkruante: “Garipat s’kapen me femrat”.

Pas debatit virtual, në një prononcim për “iconstyle.al”, Einxhel ka thënë se e kanë zgjidhur çdo keqkuptim, falë telefonatës që ka patur me babain e Stresit, për të cilin shprehet se është “zotëri shumë i edukuar dhe i mirëkuptueshëm”. Einxhel shprehet se babai i reperit i ka kërkuar ndjesë për veprimin e nxituar të të birit.

“Unë pata nje telefonatë shume dashamirëse me babain e Stresit,një zotëri shumë i edukuar dhe i mirëkuptueshëm, i cili më kerkoi ndjesë për veprimin, të nxituar apo të pamenduar që shqetësoi të dyja palët dhe thellësisht familjen time. Një prind e di më mirë se kushdo sa të dhemb kur preket fëmija,sidomos vajza. E pranova faljen e tij dhe e falenderoi për qytatarinë dhe urtësinë që tregoi e cila besoj ka reflektuar dhe në tërheqjen e atyre fjalëve të rënda nga ana Stresit.Pasi me rëndësi është të jemi të gjithë në paqe me veten dhe të tjerët që na rrethojnë!”, tha Einxhel.