Çfarë është “tërheqja gjenetike seksuale”? - AlpeGossip
Çfarë është “tërheqja gjenetike seksuale”?

Çfarë është “tërheqja gjenetike seksuale”?

Një nënë britanike dhe djali i saj, të cilët janë në një marrëdhënie seksuale, janë paralajmëruar nga policia se mund të përballen me 15 vite burg. Kim West dhe djali i saj Ben Ford, 32, të cilët jetojnë në Micigan West, thanë dje për të përditshmen “The Mirror” se kanë në plan të martohen dhe të kenë një fëmijë së bashku.

Çifti tani janë në arrati, të fshehur, pasi autoritetet amerikane u vunë në dijeni për marrëdhënien e tyre.

Si të rriturit që bashkohen me prindërit e tyre biologjikë rrezikohen nga “tërheqja gjenetike seksuale”?

Kërkimet nga British Medical Journal tregojnë se gjysma e njerëzve që janë ndarë nga familjarët e tyre në moshë shumë të vogël, përjetojnë ndjenja të forta seksuale kur ata ribashkohen. Kur familjet rriten së bashku, krijohet një tabu e cila i detyron ata të qëndrojnë larg tërheqjes seksuale, por ata që nuk janë të pranishëm gjatë rritjes së tyre me familjen, zhvillojnë ndjenja të forta obsesive për prindërit apo dhe motrat apo vëllezërit në moshë madhore.

Tërheqja gjenetike seksuale (Genetic Sexual Attraction) është një term që shpjegon fenomenin e tërheqjes seksuale ndërmjet familjarëve të afërt si: motrat, vëllezërit, kushërinjtë e para apo të dytë ose dhe një prindi, të cilët i takon për herë të parë kur është në moshë madhore. Ky term (GSA) është formuluar 30 vjet më parë nga Barbara Gonyo. Ajo shkroi një libër për epshin që ndjeu për djalin që kishte dhënë për birësim 26 vjet më parë. Nuk i vuri kurrë në veprim ndjenjat e saj.

Një tjetër çift, që ka folur për marrëdhënien e tyre është një baba australian dhe vajza e tij, John dhe Jenny Deaves. Çifti nuk njiheshin më parë dhe u bashkuan në vitin 2000, pasi ishin parë vetëm 3 herë. Por, kur u ribashkuan, marrëdhënia e tyre u bë menjëherë intime, duke i dhënë fund martesës së z.Deaves me gruan e tij.

Këto janë disa nga rastet e ndjenjave mes prind-fëmijë, motër-vëlla etj. Sidoqoftë, GSA është shumë e rrallë ndërmjet njerëzve që rriten së bashku në fëmijërinë e hershme.

Burimi: Revista Psikologjia