“SA QEKE RINU MI GRU”/ Ertila Kokën e ngatërrojnë me këngëtaren e njohur – AlpeGossip
“SA QEKE RINU MI GRU”/ Ertila Kokën e ngatërrojnë me këngëtaren e njohur

“SA QEKE RINU MI GRU”/ Ertila Kokën e ngatërrojnë me këngëtaren e njohur

Ertila Koka mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, aktive me këngë të reja dhe bashkëpunime ku i fundit është ai me grupin Fisnikët me këngën “Ne të dy”, që është pëlqyer shumë nga publiku.

Për një “N”, Ertila është ngatërruar shpesh me këngëtaren e mirënjohur shqiptare Nertila Koka të cilën Ertila e admiron dhe ashtu siç ka deklaruar, e vogël ka kënduar shpesh këngët e saj.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Ertila ka treguar se gjithë jetën e kanë ngatërruar me Nertilën dhe tregoi rastin e një taksisti.

“Tërë jetën më kanë ngatërruar. Që kur kam lindur. Një taksist para ca vitesh duke shkuar tek Pallati i Kongreseve i them jam shumë vonë, kam për të kënduar. Pse si quhesh ti më pyeti. Ertila Koka i thashë unë. Sa qeke rinu mi gru tha ai. Po jo mo xhaxhi unë jam Ertila Koka”, tregoi këngëtarja.