“GRUAJA MË NDRYSHOI JETËN”/ Rrëfimi i rrallë i këngëtarit shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
“GRUAJA MË NDRYSHOI JETËN”/  Rrëfimi i rrallë i këngëtarit shqiptar (FOTO)

“GRUAJA MË NDRYSHOI JETËN”/ Rrëfimi i rrallë i këngëtarit shqiptar (FOTO)

Këngëtari i njohur shqiptar i muzikës popullore, Alban Mehmeti ka bërë së fundmi një rrëfim të veçantë për bashkëshorten e tij Fjollën duke u shprehur se ajo ja ka ndryshuar jetën.

I ftuar në “Prive”, Albani foli si rrallëherë për bashkëshorten me të cilën është e martuar prej vitesh.

“Fjolla është njeriu që i ka dhënë kuptim më ndryshe jetës sime. Nga ajo kur kam qenë beqar, kam ndryshuar krejtësisisht sepse jam bërë edhe baba. Ndihem i plotë falë kontributit të saj në jetën time”, është shprehur këngëtari.

Albani dhe Fjolla janë prindër të dy djemve me të cilët postojnë shpesh foto në rrjete sociale.