ERION VELIAJ QAN HALLET ME PUBLIKUN/ Rrëfen vështirësitë që po kalon Kajan – AlpeGossip
ERION VELIAJ QAN HALLET ME PUBLIKUN/ Rrëfen vështirësitë që po kalon Kajan

ERION VELIAJ QAN HALLET ME PUBLIKUN/ Rrëfen vështirësitë që po kalon Kajan

Erion Veliaj prej disa ditësh ka çelur fushatën për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 30 qershor. Kryebashkiaku ka qenë shumë i zënë teksa  ka marrë pjesë në takime të ndryshme me qytetarët dhe kjo gjë e ka bërë që të qëndrojë larg bashkëshortes dhe djalit Kajan.

Përpos angazhimeve të tij në politik, Veliaj i pranishëm së fundmi në një nga takimet e tij ka ndarë me publikun dhe një shqetësim dhe hall që ka. Ai teksa ka qenë duke treguar se synon që ta kthejë Tiranën në një vend të përshtatshëm për të gjithë grupmoshat dhe sidomos për nënat që ecin me karrocë, ka zbuluar edhe momentet e vështira që kalon momentalisht i biri.

Erioni ka rrëfyer se tani është në një fazë delikate pasi Kajan po i dalin dhëmbët e parë. “Djalit po i dalin kicat dhe po grindet”, ka thënë Erioni teksa ka treguar që për ta qetësuar e ka nxjerr një xhiro me karrocë nga liqeni.