“MË KISHTE PUSHTUAR DJALLI”/ Nëna e 3 fëmijëve tregon si shpëtoi nga varësia e rëndë – AlpeGossip
“MË KISHTE PUSHTUAR DJALLI”/ Nëna e 3 fëmijëve tregon si shpëtoi nga varësia e rëndë

“MË KISHTE PUSHTUAR DJALLI”/ Nëna e 3 fëmijëve tregon si shpëtoi nga varësia e rëndë

Një nënë e re nga Sydney, Australi, ka treguar historinë e saj se si arriti të shpëtonte nga varësia e keqe që kishte ndaj konsumimit të metadonit.

Gruaja tregoi transformimin e paparë të trupit të saj pasi shpëtoi nga kjo varësi.

24-vjeçarja Chloe Nunkerilowana Quayle, shkroi në Facebook të dielën, se është nënë e tre fëmijëve. Ajo nuk u kursye të tregonte edhe foto para dhe pas konsumimit të asaj që i ishte shndërruar në drogë.

E reja shpejgon se nuk hante për ditë me radhë dhe as nuk konsumonte lëngje, por vetëm metadon. Si pasojë e kësaj varësie, nuk donte të qëndronte as me fëmijët e nuk i kushtonte rëndësi askujt.

Chloe shkruan:

Fotoja në të majtë është bërë gjatë kohës që kisha varësi nga akulli. Kockat më kishin dalë, lëkurë e çngjyrosur pasi rrija për ditë të tëra pa ngrënë ushqim dhe pa purë lëngje. Nuk kisha lidhje me fëmijët apo familjen.
Tek fotoja në të djathtë jam 2 vite e 6 muaj pasi u shkëputa tërësisht nga varësia për këtë drogë. U rilidha me familjen dhe fëmijët. Po jetoj sërish dhe i jam përkushtuar artit e edukimit. Jam shumë e lumtur të them se gjithmonë ka një rrugëdalje”.

Chloe, e cila nisi të konsumonte në mënyrë masive matadonin në moshën 15-vjeçare, tregon se nisi të hiqte dorë nga kjo varësi pas një sfide, gjatë një udhëtimi.

Ajo kujton:

Më kujtohet se gjatë kohës që kisha varësi mendoja se pasi krijon varësi nga metadoni, nuk ke më rrugëdalje. Mendoja se do të kosnumoja vetëm drogë përgjithmonë.
Më dukej sikur më kishte pushtuar djalli. Tani më duhet të luftoj çdo ditë me këta demonë. Duhet të kem shumë vullnet, forcë, por edhe mbështetje nga personat që më duan, për të qenë gjithmonë “ e pastër e për të qëndruar larg varësisë.
U them të gjithëve atyre që kanë rënë pre e një varësie, që të mos dorëzohen. Mund t’ia dilni. Ju jeni të fuqishëm dhe ju vleni!”