“ISHA E BINDUR…”/ Mesazhi i Amit për suksesin e Ermalit është gjithçka që një mashkull dëshiron të dëgjojë – AlpeGossip
“ISHA E BINDUR…”/ Mesazhi i Amit për suksesin e Ermalit është gjithçka që një mashkull dëshiron të dëgjojë

“ISHA E BINDUR…”/ Mesazhi i Amit për suksesin e Ermalit është gjithçka që një mashkull dëshiron të dëgjojë

Mbrëmjen e kaluar në “Cineplexx” u mbajt pre-premiera e filmit “2 gisht mjaltë”, që vjen me protagonistët kryesorë aktorin, moderatorin dhe producentin Ermal Mamaqi dhe këngëtaren e njohur Elvana Gjata, e cila shkëlqeu si aktore.

Gjashtë salla u mbushën plot me qytetarë, mes të cilëve ishin të pranishëm edhe personazhe të njohur publikë si Kryeministri Edi Rama, Kryebashkiaku Erion Veliaj etj.

Ditën e sotme, bashkëshortja e Ermal Mamaqit, Amarda, ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto me aktorin, ku e uron për suksesin dhe i shpreh fjalët që me siguri çdo mashkull dëshiron të dëgjojë nga partnerja e tij, duke i treguar se ka besuar tek bashkëshorti që prej ditës së parë.

“Pafund e lumtur për suksesin tënd (dhe isha e bindur që në fillesë). TË DUA”, janë fjalët e Amit krahas fotos me Ermalin.