TË RËNDËSISHME/ 9 pyetjet psikologjike që do ju tregojnë më shumë për njeriun përballe jush – AlpeGossip
TË RËNDËSISHME/ 9 pyetjet psikologjike që do ju tregojnë më shumë për njeriun përballe jush

TË RËNDËSISHME/ 9 pyetjet psikologjike që do ju tregojnë më shumë për njeriun përballe jush

Diskutimet e thella janë bërë shumë ‘popullore’ kohët e fundit. Madje ato janë bërë një mënyrë e re e të komunikuarit, duke i ndihmuar njerëzit të njihen më mirë me njëri-tjetrin. Ne kemi gjetur 9 pyetje që do ta bëjnë partnerin apo bashkëbiseduesin tuaj të përfshihet në biseda, që ndoshta më përpara nuk i kanë menduar sipas ‘Bright Side’:

1-A do ta hapnit një zarf që tregon datën dhe ditën tuaj të vdekjes? Me këtë pyetje do të kuptonit nivelin e fatalitetit dhe qëndrimin e personit në jetën e përditshme.

2-A do të bëheshit miq me veten tuaj? Këtu mund të kuptoni vetëvlerësimin e personit me të cilin po bisedoni.

3-Nëse do të ishte e mundur që të shikojë një shkallë matëse sipër çdo njeriu, çfarë do të maste kjo shkallë? Statusin e tyre në shoqëri, nivelin e tyre të lumturisë, pasurinë? Me këtë pyetje do të kuptonit vlerat dhe prioritetet e personit.

4-Çfarë bëni ndryshe nga çdo person tjetër? Këtu do të kuptonit sa humor ka ky person, sa i çmendur është dhe sa unik është personaliteti i tij.

5-Nëse partneri juaj nuk do ta merrte vesh kurrë që ju e keni tradhtuar aksidentalisht, a do t’ia tregonit ju vetë? Me këtë pyetje ju njihni standardin dhe vlerat morale të bashkëbiseduesit.

6-A e ke provuar ndonjëherë ndjesinë se dita e sotme është përsëritur 100 herë? Më përgjigjen e kësaj pyetje do të kuptonit se si personi e jeton jetën e tij dhe sa e shijon atë.

7-Nëse femrat dhe meshkujt do të jetonin në dy planete të ndryshëm, çfarë do të ndodhte në këto planete? Këtu do të zbulonit sa i logjikshëm është personi.

8-Nëse ju do të kryenit një krim për të ushqyer fëmijën tuaj, a do ta quanit veten një njeri të keq, apo do të justifikoheshit se e bëtë nga nevoja? Përsëri këtu do të zbulonit standardet morale.

9-Nëse lumturia do të ishte para, cili do të ishte profesioni juaj? Këtu do të zbulonit shpresat, ëndrrat, si dhe çfarë ndjen se po i mungon këtij personi në jetë.