KËMISHA E PARTNERIT/ Trendi i momentit dhe ka disa arsye pse duhet t’ia rrëmbeni nga gardëroba – AlpeGossip
KËMISHA E PARTNERIT/ Trendi i momentit dhe ka disa arsye pse duhet t’ia rrëmbeni nga gardëroba

KËMISHA E PARTNERIT/ Trendi i momentit dhe ka disa arsye pse duhet t’ia rrëmbeni nga gardëroba

Këmishat me kopsa janë një veshje klasike në gardërobë dhe ndoshta një nga gjërat e para që merrni parasysh kur visheni për punë, kur vishni një kostum apo edhe kur bëni paketimin për pushime në plazh.

Por së fundmi, këmisha oversize e të dashurit ka dominuar përsa u përket stileve të këmishave në përgjithësi. Mes shumë personazheve të njohur, që synojnë siluetat e gjera, që mund të vishen të hapura ose të mbyllura, këmisha oversize ka rënë në sy si veshja e preferuar.

Natyrisht, taktikat e tyre të stilimit dhe pamja rezultojnë të jenë seksi dhe të guximshme, megjithatë një këmishë e tillë është ende e përshtatshme për t’u veshur në vjeshtë.

 

 

 

Kendall Jenner veshi këmishën e të dashurit me shirita si një fustan të gjerë mbi një palë pantallona të shkurtra, duke e ndihmuar atë të largonte trendin “pa pantallona” në një mënyrë më pak të guximshme. Ndërkohë, Gigi Hadid dhe Gabrielle Union mbanin këmisha të zbërthyera në pjesën e sipërme dhe të poshtme.

Kjo është një qasje, pa dyshim, e guximshme për të veshur një këmishë me përmasa të mëdha, ndaj edhe Hadid dhe Union janë një rast për t’i mbajtur gjërat të thjeshta në një gamë nuancash njëngjyrëshe.

Ndërkohë, Selena Gomez doli në Javën e Modës në Paris – me trende të shumta në të bardhë dhe blu – duke luajtur me përmasat duke e lënë këmishën e saj të hapur mbi një minifund xhins “Versace” dhe çizmet lëkurë gjarpri “Stuart Weitzman”.

Pse u rikthye papritur këmisha e të dashurit? Ndoshta ka të bëjë me elegancën e tyre të rafinuar dhe me tendencën drejt veshjeve neutrale dhe të rehatshme.