PAS DONALD TRUMP/ Vandalët shkatërrojnë "yjet e famës" të personazheve të njohur - AlpeGossip
PAS DONALD TRUMP/ Vandalët shkatërrojnë “yjet e famës” të personazheve të njohur

PAS DONALD TRUMP/ Vandalët shkatërrojnë “yjet e famës” të personazheve të njohur

‘Ylli i Famës’ i Donald Trump në ‘Hollywood Walk of Fame’ ka rënë shpesh ‘pre’ e sulmeve të vandalëve. Por siç duket këtë herë edhe shumë personazhe të tjerë të njohur janë prekur nga kjo. Ylli i Jennifer Lopez, Michael Bubble, Ellen DeGeneres dhe Pharell janë lyer me një spraj të zi.

Për të pastruar çdo njollë të bojës do të nevojitet rreth 1 mijë dollarë për çdo yll. Ende nuk është zbuluar se çfarë mesazhi kanë dashur të përcjellin ata që e kanë bërë këtë gjë. Megjithatë autoritetet kanë thënë se ata mund ta zbulojnë lehtësisht kush i ka lyer yjet me bojë, duke qenë se i gjithë bulevardi  ‘Walk of Fame’ survejohet nga kamerat.