ZBULIMI I TRADHËTISË, SËMUNDJA DHE LUTJET PËR TA TAKUAR/ Si i ka pritur Keisi deklaratat e Stresit? – AlpeGossip
ZBULIMI I TRADHËTISË, SËMUNDJA DHE LUTJET PËR TA TAKUAR/ Si i ka pritur Keisi deklaratat e Stresit?

ZBULIMI I TRADHËTISË, SËMUNDJA DHE LUTJET PËR TA TAKUAR/ Si i ka pritur Keisi deklaratat e Stresit?

Edhe një herë historia e dashurisë me Stresin e ka kthyer Keisin në qendër të vëmendjes publike. Është thuajse e pashmangshme që romanca me një personazh publik mos të drejtojë “prozhektorët” nga një person që nuk ka asnjë lidhje me jetën publike.

I tillë është rasti i Keisit që pasi iu zbulua romanca me reperin u kthye në një personazh në mediat sociale, teksa daljet e saj publike numërohen me gishtat e dorës. Ndarja nga Stresi dhe jeta në Kanadë e zhvendosi vëmendjen nga ajo, ndonëse edhe këto vite ka qenë jo rrallëherë kryefjalë e mediave rozë.

Por, javët e fundit ka qenë padyshim ndër personat më të komentuar dhe shkak është bërë pjesëmarrja e artistit në “Big Brother VIP Kosova”. Prej fillimit ai deklaroi se qëllimi i tij është të rifitojë Keisin. Më pas zbuloi se e ka tradhtuar dhe se ajo vuan nga tumori teksa “i përgjërohet” çdo ditë që të shkojë ta takojë në “Big Brother VIP”.

 

 

Por, si ka reaguar ajo ndaj këtyre deklaratave? Heshtje.

Keisi ka qenë aktive në Instagramin e saj që është publik dhe numëron dhjetëra mijëra ndjekës. E teksa ajo ndan me ndjekësit e saj detaje nga jeta e përditshme e puna, nuk ka asnjë shenjë mbi Stresin.

I vetmi reagimi i saj ka qenë në fillim kur Stresi tregoi mbi lidhjen e tyre. Asokohe ajo

Publikoi në Instagram videon ku shfaqej Stresi duke thënë se “vetëm nëse vjen ish-gruaja dal nga ‘Big Brother’” dhe “harroje që del dikush tjetër këtu që e konkurron atë”. Krah saj shkruante: “Njiheni pak edhe ju”.

  • foto galeri
  • foto galeri