DUKEN “COOL”/ 11 ushqime që janë më të famshme se të gjithë ne në Instagram – AlpeGossip
DUKEN “COOL”/ 11 ushqime që janë më të famshme se të gjithë ne në Instagram

DUKEN “COOL”/ 11 ushqime që janë më të famshme se të gjithë ne në Instagram

Një pjesë e mirë e Instagram-it sot, është e populluar me foto/video ushqimesh. Aty gjen gjithçka, por jo të gjitha kanë fatin të jenë aq të famshme sa ushqimet që do të gjeni në listën më poshtë.

#1. Sushi

Le të themi se sushi ka famën e Kim Kardashian-it në Instagram! Përveçse shumë popullor dhe i shijshëm, është estetik për syrin dhe goxha fotozhenik. Nuk ka asnjë shans të mos i keni bërë foto pjatës para se ta konsumonit.

11 ushqime që janë më të famshme se të gjithë ne

Jo pa qëllim, një foto e tillë gjendet në çdo profil blogereje.

11 ushqime që janë më të famshme se të gjithë ne

#2. Vezët Benedict

Krejt papritur, mëngjesi i shumicës në Instagram duket kështu! Tosta e famshme me vezët sipër është një prej pjatave më të famshme sot për sot në botën virtuale.

11 ushqime që janë më të famshme se të gjithë ne

#3. Kafe/Kapucino

S’ka asnjë shans që kafja të dalë shëmtuar në foto. Ka diçka në filxhan dhe ngjyrën e saj që e bën shumë In për Instagram.

11 ushqime që janë më të famshme se të gjithë ne

#4. Gjithë llojet e ëmbëlsirave, por vendin e parë e kanë macaroons-at!

Ndoshta janë më shumë të bukura për t’u parë sesa të shijshme, por ç’rëndësi ka?! Një foto që ka macaroon-sa merr më shumë like nga ç’prisje ti të merrte fotoja e profilit.

11 ushqime që janë më të famshme se të gjithë ne

#5. Brioshët

Kjo foto të bën të vuash, por brioshët janë të parezistueshëm si në gojë, ashtu dhe në Instagram.

11 ushqime që janë më të famshme se të gjithë ne

#6. Çdo pjatë që zbukurohet me mjedër/luleshtrydhe

Mjedra, luleshtrydhet, boronicat kanë fuqinë ta ndryshojnë edhe foton më të thjeshtë. Me brishtësinë e tyre, ia dolën të pushtojnë Instagram-in.

11 ushqime që janë më të famshme se të gjithë ne

#7.Sallatat shumëngjyrëshe.

Sallata jonë e preferuar mund të jetë ajo e fshatit ose jeshilja, por në Instagram do nxjerrim këtë. Sallata duhet të ketë shumë ngjyra, quinoa dhe padyshim fara që s’i kemi konsumuar më herët.

11 ushqime që janë më të famshme se të gjithë ne

#8.Avokado

Kjo epokë në Instagram është e avokados. Ushqimi që brenda pak kohësh zinte vend kudo. Nuk ka rëndësi ç’po ha, nëse pjata ka avocado, duket cool.

11 ushqime që janë më të famshme se të gjithë ne

#9. Vera

Mund të sajojmë çfarëdolloj koktejli, por vera mbetet mbretëresha e Instagram-it!

11 ushqime që janë më të famshme se të gjithë ne

#10 Buka Baguette

Hëë, e keni parë si shpesh kohët e fundit ëë? Nuk ka rëndësi çfarë buke merr mami, në Instagram nxirret buka e famshme franceze. E gjatë, elegante dhe shumë klas!

11 ushqime që janë më të famshme se të gjithë ne

#11. Akullore/çokollatat

Si mund të dali keq një akullore në foto? Po një çokollatë?! S’ka asnjë gjasë, kështu që e meritojnë plotësisht famën e Instagram-it.

11 ushqime që janë më të famshme se të gjithë ne