Merkelit iu mbushën sytë me lot, shqiptarja rrëfen takimin me Kancelaren gjermane – AlpeGossip
Merkelit iu mbushën sytë me lot, shqiptarja rrëfen takimin me Kancelaren gjermane

Merkelit iu mbushën sytë me lot, shqiptarja rrëfen takimin me Kancelaren gjermane

Ervis Gega Dodi është një violiniste shumë e talentuar, e cila na bën krenarë me emrin e saj. Ajo është një prej yjeve të ekselencës në muzikën klasike në Gjermani, por dhe kudo në botë.

 

Ervis Gega Dodi ishte sot e ftuar në studion “Rudina” në Tv Klan, ku rrëfeu historinë e largimit nga Shqipëria si refugjate dhe ngjitjen në majat e muzikës klasike dhe në botën akademike gjermane.

Gjatë emisionit, violinistja tregoi edhe takimin me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila e kishte përgëzuar pas performancës në ceremoninë e varrimit të Genscher, ku violinistja përfaqësoi shtetin gjerman.

“Ceremonia, ku unë prezantova Gjermaninë në varrimin e Genscher ka qenë një nga më mbresëlënësit dhe pas asaj ceremonie Kancelarja Merkel më takoi dhe më uroi. Më tha: M’u mbushën sytë me lot nga performanca juaj”./tvklan.al