THA SE JANË NDARË/ Por Dafina kapet mat, këngëtarja kalon mbrëmjen me Dj Geek (FOTO) – AlpeGossip
THA SE JANË NDARË/ Por Dafina kapet mat, këngëtarja kalon mbrëmjen me Dj Geek (FOTO)

THA SE JANË NDARË/ Por Dafina kapet mat, këngëtarja kalon mbrëmjen me Dj Geek (FOTO)

Pak kohë më parë Dafina Zeqiri deklaroi ndarjen nga partneri i sa Dj Geek dhe tregoi se arriti në një pikë që duhet të zgjidhte mes punës dhe romancës.

“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, tha këngëtarja për revistën “Story”.

Madje pas ndarjes ajo i dedikoi ish-partnerit këngën “A je pendu”.

Megjithatë po dyshohet se mbrëmë Dafina dhe Dj Geek kanë kaluar mbrëmjen bashkë duke punuar në studio. Këngëtarja postoi një video ku kishte etiketuar edhe Dj Geek dhe e njëjta video u publikua edhe nga ky i fundit.

“Ne vetëm punojmë”, shkruan Dafina duke mos lënë vend për aludime.