Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka vendosur të anulojë pjesmarrjen e saj në koncertin veror më të madh në Islandë, “Secret Solstice”.
Shkak i këtij vendimi të artistes janë bërë problemet e saj shëndetësore, për të cilat mjeku i ka kërkuar regjim dhe përkujdesje.
Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, Rita ka njoftuar fansat e saj se doktorët i kanë këshilluar që të mos e sforcojë veten, pasi ka një infeksion në gjoks, i cili duhet kuruar.
“Jam shumë e mërzitur për të gjithë që do vinin në Solstice në Islandë, që unë do të mund të performoja ashtu siç ishte e planifikuar. Kam probleme me një infeksion në gjoks që po vazhdon të kthehet kohë pas kohe, dhe jam këshilluar që të marrë pak kohë pushim që të rikuperohem.
Isha shumë e gëzuar që do të kaloja kohë në Islandë dhe të isha pjesë e këtij festivali. Anulimet asnjëherë nuk i pres mirë sepse jam shumë mirënjohëse për çdo mundësi që kam për të performuar. Jam veçanërisht e zhgënjyer dhe zemërthyer sepse po zhgënjej fansat e mi. Më vjen keq që nuk mund të jem aty! Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për mbështetje. Mezi po pres që të festojmë Solstice 2020!”, ka shkruar Rita në postimin e saj duke shprehur kështu edhe mërzinë për zhgënjimin që i ka dhënë fansave të shumtë që mezi e prisnin performancën e saj.