E MAHNITSHME/ Kate u frymëzua nga princesha Diana për veshjen në eventin "Order of the Garter" - AlpeGossip
E MAHNITSHME/ Kate u frymëzua nga princesha Diana për veshjen në eventin “Order of the Garter”

E MAHNITSHME/ Kate u frymëzua nga princesha Diana për veshjen në eventin “Order of the Garter”

The Order of the Garter mbahet cdo vit ne kështjellën Windsor, dhe në site-n zyrtar të familjes mbretërore përshkruhet si Urdhri më I lartë dhe I vjetër Kalorsiak në Britaninë e Madhe. Zakonisht, në event merr pjesë shumica e pjesëtarëve të familjes mbretërore. Dukesha e Kembrixhit nuk mori dot pjesë vitin e kaluar, por këtë radhë pati një paraqitje dinjitoze, e cila duket ishte frymëzuar nga vjehrra e ndjerë e saj Lady Diana.

Diana kishte mbajtur një kostum të ngjashëm në 1995. Ashtu si ajo, edhe Kate e kombinoi veshjen me një palë vëthë me perla, cantë të zezë dhe kapele. Diana ishte së fundi frymëzim edhe për Melania Trump, e cila gjatë takimit me familjen mbretërore britanike këtë muaj, mbajti një veshje që të kujtonte ato të princeshës së larguar nga jeta tragjikisht.