U PAJTUA APO JO ME BENARDIN? Postimi i dyshimtë i Xhenit: Duke parë gurët… – AlpeGossip
U PAJTUA APO JO ME BENARDIN? Postimi i dyshimtë i Xhenit: Duke parë gurët…

U PAJTUA APO JO ME BENARDIN? Postimi i dyshimtë i Xhenit: Duke parë gurët…

Para dy ditësh, ish-banorja e “Big Brother” Xheni Mhillaj postoi një foto që konfirmonte faktin se ajo është në një lidhje.

Fotoja ngjalli menjëherë dyshime se ajo është rikthyer me Benardin, djalin me të cilin u lidh gjatë kohës kur ishte brenda “Big Brother” dhe me të cilin u nda pak muaj pasi dolën nga shtëpia.

Mirëpo, një postim i Xhenit i cili duket se ironizon ish-at, na bëri të dyshojmë se ndoshta mund të mos jetë kështu.

Një meme që thumbon ata të cilët mendojnë se vetë janë diamant dhe djemtë e tjerë janë “gurë”, duket se mund t’i drejtohet pikërisht Benardit.

“Duke parë gurët, humbe diamand. Ndërkohë diamanti”, shkruhet tek meme-ja ku është vendosur imazhi i një lakuriqi nate.

Mos Xheni është me një tjetër djalë dhe ky është një mesazh drejtuar Benardit i cili mendonte se më të mirë se ai, Xheni s’kishte ku gjente? Apo mos është për ndonjë ish tjetër tani pasi u kthye me Benardin? Apo mos nuk ka lidhje me asnjërën prej këtyre?

Çështja është se Xheni dhe Benardi u rikthyen në showbiz dhe bashkë apo vetëm, (ish) çifti i Big Brother janë përsëri në qendër të vëmendjes.