“LE TË VAZHDOJMË TË FESTOJMË…”/ Dua Lipa shkëlqen me performancën e saj të “Billboard Women in Music” (FOTOT) – AlpeGossip
“LE TË VAZHDOJMË TË FESTOJMË…”/ Dua Lipa shkëlqen me performancën e saj të “Billboard Women in Music” (FOTOT)

“LE TË VAZHDOJMË TË FESTOJMË…”/ Dua Lipa shkëlqen me performancën e saj të “Billboard Women in Music” (FOTOT)

Për të hapur edicionin virtual 2020 të “Billboard Women in Music’, Dua Lipa u shfaq me super energji dhe në top formë për të dhuruar një performancë të mrekullueshme të “Boys Will Be Boys”.

Artistja me famë botërore vërtetoi se ishte zgjidhja e duhur për të nisur mbrëmjen teksa performanca e saj kur këndon “boys will be boys … but girls will be women.”

Këngëtarja 25-vjeçare impresionoi shikuesve me vokalin e saj teksa shoqërohej nga një kuartet harqesh. Duke kënduar në një skenë gati të zbrazët, e shoqëruar një kor të fuqishëm, qëllimi i performancës ishte ngritja e zërit ndaj ngacmimeve seksuale dhe ndarja e përvojave të grave të cilat janë lodhur nga sjellja toksike e burrave.

Duas Lipa publikoi “Future Nostalgia”, albumin e saj të dytë, në fillim të këtij viti dhe më 27 nëntor mbajti super koncertin virutal, Studio 2054, që u ndoq në platformën online nga më shumë se 5 milionë persona në të gjithë botën.

Ajo rrëmbeu çmimin “Women in Music Powerhouse” të këtij viti, pasi ka dominuar në klikime, shitjen e albumeve dhe radio.

Dua tha ndër të tjera në fjalën e saj: ‘Le të vazhdojmë të festojmë gratë dhe të vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha vajzat e reja atje që të jenë fuqitë e së ardhmes.’

Ajo është feministe siç ka deklaruar disa herë, dënon seksizëm brenda industrisë së muzikës, dhe shpesh “avokate” për komunitetin LGBTQ.

“Është e rëndësishme për mua të tregojmë unitet midis grave,” i tha ajo Vogue më parë në mars. ‘Ne duhet të shohim më shumë vajza së bashku, më shumë diversitet. Për shumë kohë, njerëzit kanë vënë gratë kundër njëra-tjetrës. Nuk duhet të jetë kështu.”