Çaji me qumësht/ Shihni tre vlerat ushqyese dhe të rëndësishme – AlpeGossip
Çaji me qumësht/ Shihni tre vlerat ushqyese dhe të rëndësishme

Çaji me qumësht/ Shihni tre vlerat ushqyese dhe të rëndësishme

Burim antioksidantësh dhe kalciumi

Çaji me qumësht përmban si kalcium ashtu dhe antioksidantë. Kalciumi është përgjegjës për forcimin, rritjen dhe mirëmbajtjen e kockave, dhëmbëve si dhe për funksionin e sistemit neuormuskular. Nga ana tjetër, antioksdidantët luftojnë radikalet e lira dhe substancat e tjera toksike të trupit.

 

Anti-infektiv dhe anti-ankth

Çaji me qumësht mund të luftojë infeksionin dhe ankthin. Sipas Dye Diet, çaji përmban L-theanine, një aminoacid analog me aminoacidet proteinogjenike L-glutamin dhe L-glutamate të cilat gjenden në disa bimë dhe kërpudha specifike. Ato rrisin sistemin imunitar dhe kanë disa proteina antibakteriale të fuqishme.

Ndihmon rënien në peshë

Çaji me qumësht ndihmon në rënien në peshë. Sipas Telegraph, çaji përmban disa komponentë që reduktojnë absorbimin e yndyrës nga zorrët, ul kolesterolin në trup dhe përmban disa komponentë të quajtur thearubiginis dhe theaflavins që parandalojnë akumulimin e yndyrës në trup.