MBETËM GOJËHAPUR/ Fansi i fiksuar s’ia lëshon duart, Bebe Rexha bën veprimin që askush nuk e priste (VIDEO) – AlpeGossip
MBETËM GOJËHAPUR/ Fansi i fiksuar s’ia lëshon duart, Bebe Rexha bën veprimin që askush nuk e priste (VIDEO)

MBETËM GOJËHAPUR/ Fansi i fiksuar s’ia lëshon duart, Bebe Rexha bën veprimin që askush nuk e priste (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është shumë e pëlqyer nga publiku. Ajo numëron një numër të madh fansash, të cilët e mbajnë si idhull dhe duan shumë ta takojnë.

Mbrëmjen e djeshme Bebe ka performuar në Brazil. Si çdo here tjeter, një grumbull i madh njerëzish ishte mbledhur për të shijuar koncertin e saj. Fansat u treguan shumë të lumtur teksa ajo këndonte dhe ndante magjinë  e këngës me to. Për të qenë sa më afër publikut, Bebe vendosi t’i përshëndeste nga afër fansat e saj duke u afruar drejt tyre. Mirëpo i ndodhi një e papritur!

Një fans i fiksuar pas saj nuk po ia lëshonte duart dhe duke i qarë i thotë që e do shumë. Menjëherë sigurimi vrapon për ta ndaluar por Bebe i habiti të gjithë me veprimin e saj. Ajo e përqafon fansin, i cili mezi po e mbante veten nga lumturia, dhe bashkë me të me duar të kapura niset për në skenë. I gjithë publiku u ndez nga brohorimat. Këngëtarja e ndau një video të këtij momenti në Instagram dhe krahas saj ka shkruar: ‘I dua fansat e mi kaq shumë! Faleminderit Brazil!”