AS NUK IA NDJEN PËR ZERKËN/ Shikoni se çfarë po bën Ronela në Miami (FOTO) – AlpeGossip
AS NUK IA NDJEN PËR ZERKËN/ Shikoni se çfarë po bën Ronela në Miami (FOTO)

AS NUK IA NDJEN PËR ZERKËN/ Shikoni se çfarë po bën Ronela në Miami (FOTO)

Ndërkohë që kudo në media po qarkullojnë sërish foto të Young Zerkës, i cili u fotografua me bjonden në vendlindje, Ronela Hajati nuk po e prish fare terezinë. Që prej disa ditësh ajo ka udhëtuar jashtë vendit dhe ndodhet në Miami ku çdo natë po merr pjesë në festa të çmendura. Këngëtarja po jeton jetën e saj më të mirë, pa reaguar aspak në lidhje me Zerkën dhe bjonden.

Ronela po ndjek festa të njëpasnjëshme dhe në çdo njërën prej tyre duket më e bukur se kurrë. Këtë herë ajo së bashku me shoqërinë e saj, kanë shkuar në një tjetër club në Miami dhe nga fotot dhe videot që Ronela ka postuar në rrjete sociale, mund të themi me plot bindje se qejfi është i madh. Ajo shfaqet duke kënduar, kërcyer e duke pirë së bashku me miqtë.

Këngëtarja ka veshur një fustan të kuq, të gjatë deri në fund të këmbëve dhe me jakë të hapur. Flokët i ka rregulluar në një model të thjeshtë por që asaj i shkon shumë. ‘Po më pëlqeka vetja sot’, ka shkruar Ronela në një ndër postimet e saj, duke treguar se ky look po e bën të ndihet vërtetë një yll!