“ASKUSH S’PUNON…”/ Të gjithë sy e veshë për rikthimin e Era Istrefit në muzikë (FOTO) – AlpeGossip
“ASKUSH S’PUNON…”/ Të gjithë sy e veshë për rikthimin e Era Istrefit në muzikë (FOTO)

“ASKUSH S’PUNON…”/ Të gjithë sy e veshë për rikthimin e Era Istrefit në muzikë (FOTO)

Era Istrefi na ka bërë të gjithëve krenarë, jo vetëm me hitin ‘Bon Bon” që u dëgjua kudo në botë, por edhe me pjesëmarrjen e saj në këngën zyrtare të Kupës së Botës në bashkëpunim me emra shumë të njohur si Nicky Jam dhe Will Smith. Era vazhdoi të lançojë këngë të reja në gjuhën angleze, derisa papritur nuk solli më asnjë këngë.

Nuk dihet ende pse këngëtarja e hitit ‘Bon Bon’ zgjodhi të na mungojë për një kohë kaq të gjatë, megjithatë së fundi na ka dhënë një lajm shumë të mirë.

Ajo jo vetëm që po rikthehet në muzikë, por po punon “më fort se djalli”, siç shkruan edhe vetë në postim.

Ndërkohë kujtojmë se, së fundmi Era është përfolur për një lidhje me djalin e një biznesmeni shqiptar. Dyshimet nisën pasi kohëve të fundit këngëtarja është parë të udhëtojë shpesh drejt Shqipërisë.

FOTO

Madje u përfol se Era është parë në disa ambiente në Tiranë me partnerin e saj, mirëpo, burime për “Prive” treguan se këto lajme nuk janë të vërteta.

Nga vetë Era deri më tani nuk kemi patur asnjë koment në lidhje me këto thashetheme.