“NUK ISHA MIRË PSIKOLOGJIKISHT…”/ Oriola Marashi zbulon si u përzgjodh për modele nga “Guess” (FOTO) – AlpeGossip
“NUK ISHA MIRË PSIKOLOGJIKISHT…”/ Oriola Marashi zbulon si u përzgjodh për modele nga “Guess” (FOTO)

“NUK ISHA MIRË PSIKOLOGJIKISHT…”/ Oriola Marashi zbulon si u përzgjodh për modele nga “Guess” (FOTO)

Oriola Marashi është përfshirë në familjen e markës së famshme “Guess” prej pak vitesh. Ajo ka marrë pjesë në sfilatat më të rëndësishme të “Guess”, por ende nuk ka zbuluar si ka arriti të nënshkruante një kontratë me të.

Kështu, njëri nga ndjekësit është interesuar dhe e ka pyetur se si është bërë pjesë e familjes së “Guess”.

“Si u bëre pjesë e familjes së ‘Guess’?”, e ka pyetur dikush gjatë një interviste virtuale.

“Shumë pyetje të tilla. Paul Marciano drejtuesi i ‘Guess’ më zbuloi mua në 18 mars 2019! Dhe atë ditë ishte ditëlindja ime. Unë kisha rezervuar të shkoja në Lugano 1 muaj më vonë dhe që atëherë kam punuar thuajse çdo muaj! Kur shkova tek Guess, nuk isha mirë emocionalisht she psikologjikisht dhe ata sërish më mbështetën dhe më ndihmuan të ecja përpara dhe të jem këtu ku jam tani duke bërë atë që dua për veten, për familjen time, për njerëzit që dua dhe më mbështesin!”, ka treguar Oriola.

Kujtojmë se kohët e fundit, Oriola Marashi ka dhënë fund lidhjes së saj me Eros Grezdën. Këtë lajme  konfirmoi vetë ky i fundit disa ditë më parë.

“Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë”, është shprehur Erosi në një intervistë.