BALERINA E TV KLAN SHTATZANË PËR HERË TË PARË/ Ja si duket me barkun e rrumbullakosur (FOTO) – AlpeGossip
BALERINA E TV KLAN SHTATZANË PËR HERË TË PARË/ Ja si duket me barkun e rrumbullakosur (FOTO)

BALERINA E TV KLAN SHTATZANË PËR HERË TË PARË/ Ja si duket me barkun e rrumbullakosur (FOTO)

Balerina e njohur shqiptare, pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos, Albana Dapi është shtatzënë për herë të parë. Balerina e cila ka rënë në sy gjithmonë për pamjen e veçantë me flokët bjond të prerë shumë shkurt e ka dhënë vetë lajmin e bukur me anë të disa fotove të postuara në rrjete sociale.

Në to Albana shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe shkruan se “nuk ka ndjenjë më të mirë sesa një jetë brenda teje”.

Së fundmi balerina ka postuar dhe një video shumë interesante ku shfaqet duke kërcyer me barkun e rrumbullakosur, me kolegët e saj Enin dhe Encën.