“VOGËLUSHJA IME…”/ Emina Çunmulaj ndan FOTOT e rralla nga lindja e vajzës dhe i uron ditëlindjen – AlpeGossip
“VOGËLUSHJA IME…”/ Emina Çunmulaj ndan FOTOT e rralla nga lindja e vajzës dhe i uron ditëlindjen

“VOGËLUSHJA IME…”/ Emina Çunmulaj ndan FOTOT e rralla nga lindja e vajzës dhe i uron ditëlindjen

Emina Çunmulaj është nënë e dy vajzave, Ella Faria dhe Mia Soraya. Më e madhja prej tyre, Ella ka festuar së fundmi 5-vjetorin e lindjes dhe Emina ka kujtuar momentin më të bukur nga ardhja e saj në jetë.

Ndonëse ish-modelja nuk ndan më në rrjete sociale foto të vogëlusheve, për ditëlindjen e Ella-s ka bërë një përjashtim të vogël. Çunmulaj ka ndarë në Instagram disa foto pas ardhjes në jetë të vajzës, në të cilat ajo shihet duke qarë nga lumturia.

Emina i ka dedikuar edhe disa fjalë vogëlushes, me të cilat ka prekur zemrat e të gjithëve. Ajo shprehet Ella i kujton nënën e ndjerë për shkak të karakterit të saj.

“Vogëlushja ime Ella Faria. Sot ti bën 5 vjeçe dhe më kujtohet si dje kur mund të të mbaja me një dorë. Të të shoh ty teksa formohesh si një njeri kaq i ëmbël dhe i kujdesshëm më kujton nënën time. Si të ishe një dhuratë për mua, pasi ajo më la. Faleminderit që më zgjodhe mua të jem nëna jote. Një ditë që nuk do e harroj kurrë. Ndjenja më e bukur, Ella Faria që erdhi tek ne. Lot gëzimi dhe bekime”, ka shkruar Emina përkrah fotove nga lindja e vogëlushes.

Pak vite më parë Emina mori një vendim drastik për të mos publikuar më kurrë foto e video të vajzave të saj, pasi një ndjekës i ofendoi dy vogëlushet. Emina ju kthye keq personit në fjalë dhe më pas bëri publik vendimin e saj.