Ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, janë dy nga emrat më të komentuar në mediet rozë, qoftë për lidhjen e tyre brenda shtëpisë apo për ndarjen e tyre jashtë saj.
Një suportuese e lidhjes së tyre ishte edhe mamaja e modeles Oriola Marashi, Xhoi Jakaj. Oriola nga ana tjetër është një mikeshë shumë e ngushtë me Beatrix Ramosajn.
itën e sotme Xhoi ishte e ftuar në emisionin “Abc e pasdites” ku ajo diskutoi për lojën në “Big Brother VIP”.
Mamaja e Oriolës, tha se më parë e mbështeste Donaldin, por tani jo më. Ajo tha se nuk e suporton më aktorin e humorit pasi sipas saj ai ishte i pavërtetë.
Eltion: Unë kam diçka për sa i përket pjesës së vlerësimit të tjetrit, kam përshtypjen që ditët e sotme nuk e di pse me jepet kjo përshtypja që shumë persona veshin një personazh, nuk janë realë. Këtë gjë e has edhe kam dyshimet e mia sepse vej pikëpyetje që është ky “Ermali” apo ka veshur një personazh?
Xhoi Jakaj: Më pëlqeu shumë, dhe pikërisht se Tokja nuk veshi një personazh dhe ishte shumë i vërtetë në atë që tha dhe u largua shumë shpejt nga formati sepse ai ishte politikisht korrekt me veten e tij dhe audiencën e tij. Nuk të pranon audienca në Shqipëri të jesh korrekt, sa më korret të jesh dhe sa më i mirë të jesh dhe sa më i sjellshëm të jesh është një problem me audiencën. E di tërë bota që aty kam suportuar dy personazhe, Triksën dhe Donaldin. Tani nuk i suportoj të dy, Triksën po, Donaldin jo.
Ermal Peçi: Po pse, se u ndanë?
Xhoi Jakaj: Token e desha shumë sepse ishte i vërtetë, por nuk mund të pozicionohesha.
Ermal Peçi: Pse nuk e suporton sepse u ndanë?
Xhoi Jakaj: Jo vetëm… Loja jo e vërtetë që bëri. Mua nuk më pëlqejnë njerëzit e pavërtetë. Dashuria duhet të jetë e vërtetë, është ose nuk është, ekziston ose nuk ekziston.