”JENI TË PASFIDUESHËM”/ ”Portokallia” filloi dhe njerëzit nuk mund të ishin më të lumtur (FOTO) – AlpeGossip
”JENI TË PASFIDUESHËM”/ ”Portokallia” filloi dhe njerëzit nuk mund të ishin më të lumtur (FOTO)

”JENI TË PASFIDUESHËM”/ ”Portokallia” filloi dhe njerëzit nuk mund të ishin më të lumtur (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme, në Top Channel, startoi sezoni i ri i ”Portokalli” i cili si gjithmonë rezultoi në sukses i vërtet.

Emisioni i humorit i cili këtë vit shënoi dhe sezonin e tij të 32-të nisi në orën 21:00 dhe zgjati plot 2 orë e 39 minuta. Salla ishte e mbushur me njerëz dhe të qeshurat nuk munguan.

Xhemi dhe Salsano dukeshin tepër të lumtur, energjik dhe gati për një vit tjetër të mbushur me sukses e të qeshura pafund. Në sy ra dhe veshja e Xhemit e cila ishte pëlqyer shumë dhe kjo u bë e qartë dhe nga komentet e shumta pozitive që moderatorja mori.

Përsa i përket spektaklit të humorit, njerëzit u shprehën të lumtur për rikthimin e ”Portokalli” dhe gati për të qeshur çdo të dielë. Në komente ndjekësit i kanë uruar moderatorëve suksese dhe të kenë një sezon sa më të mbarë /AlpeGossip.al