DUHET TA DINI/ 5 rastet kur nuk kemi pse ndikohemi nga moda dhe veshim çfarë të duam – AlpeGossip
DUHET TA DINI/ 5 rastet kur nuk kemi pse ndikohemi nga moda dhe veshim çfarë të duam

DUHET TA DINI/ 5 rastet kur nuk kemi pse ndikohemi nga moda dhe veshim çfarë të duam

Nuk ka dyshim që bota e modës dëshiron të na ndiktojë mënyrën sesi të vishemi, mirëpo edhe pse kënaqemi me këshilla të caktuara, e pranojmë se në fund të fundit vishemi ashtu siç dëshirojmë.

Pra, cilat janë rastet kur komforti dhe stili duhet të vijë para asaj çfarë është “In”?

Në palestër

Sigurisht që gardëroba për stërvitje mund të jetë e lezetshme, mirëpo përfundimisht streçet, reçipetat sportive dhe një bluzë është e pranueshme. Me rëndësi është të mund të lëvizni lirshëm dhe nuk ka asnjë rëndësi kombinimi i ngjyrave.

Mbrëmja e takimit

Jo çdo takim romantik kërkon të visheni me ekstravagancë, me fustan, me këpucë me taka. Ndonjëherë zgjidhni të visheni thjeshtë dhe shkoni të hani pica.

Teksa relaksoheni

Po shikoni të gjitha sezonat e serialit tuaj të preferuar, me pantollonat që i keni nga vitet e adoleshencës? Nuk është punë e madhe, sepse askush nuk ju sheh.

Në shtrat

Ndoshta ngjani bukur kur visheni me pizhama që përshtaten me trupin tuaj, mirëpo nuk ka asnjë rëndësi të ngjani të tilla për sa kohë e doni trupin tuaj me çfarëdo që vishni.

Të brendshmet

Pak rëndësi ka nëse reçipetat dhe mbathjet janë në ngjyra të ndryshme. Rëndësi ka që t’iu bëjnë të ndiheni komode.