“DONALDIN E KAM SHOK, ILIRI E MERITONTE”/ Kledi flet pas finales së “Big Brother VIP”: Ishte shumë e vështirë – AlpeGossip
“DONALDIN E KAM SHOK, ILIRI E MERITONTE”/ Kledi flet pas finales së “Big Brother VIP”: Ishte shumë e vështirë

“DONALDIN E KAM SHOK, ILIRI E MERITONTE”/ Kledi flet pas finales së “Big Brother VIP”: Ishte shumë e vështirë

Kledi Hysa është ndalur të flasë për eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por edhe për marrëdhënien me banorët e tjerë, pas finales së madhe.

Kledi ka komentuar fitoren e Ilir Shaqirit, për të cilin tha se ishte konkurrenti më i fortë në shtëpi. Ai shtoi se mbështeste Donaldin, duke qenë se me të ka një raport më të afërt, por shtoi se Iliri e meritonte të fitonte, ndërkohë që Donaldi ishte ai që luajti më me shpirt.

“Të katërt finalistet kanë bërë lojë të shkëlqyer,sepse ishte një lojë e vështirë. 135 ditë, ishte shumë. Unë isha aty vetëm 50 ditë dhe për ata ka qenë dyfish më e vështirë. Iliri dhe Donaldi ishin më të fortët, dihej që në fillim. Ishin lojtarët që nuk i kane lënë asgjë mangut njëri-tjetrit. Iliri ishte banori më i fortë në shtëpi, Donaldi nga ana tjetër ishte ai që luajti më me shumë shpirt. Sigurisht unë isha me Donaldin, jemi miq dhe kemi folur, por e përgëzoj Ilirin sepse e meritonte.”- tha Kledi.

Ai shtoi se me Donaldin ka folur pas finales, duke shtuar se do të takohen së shpejti bashkë pasi vazhdojnë të jenë miq, por po i japin kohë njëri-tjetrit për tu qetësuar.

“Donaldin e kam takuar vetëm te fetsa, por do takohemi këto ditë, sa të qetësohemi të gjithë sepse kemi nevojë. Do gjejmë kohën të flasim, sepse na ka marrë malli.”-tha Kledi.