U PREKËM TË GJITHË/ Barbara sjell këngën e krijuar nga Ergi, i bën dedikimin e ndjerë – AlpeGossip
U PREKËM TË GJITHË/ Barbara sjell këngën e krijuar nga Ergi, i bën dedikimin e ndjerë

U PREKËM TË GJITHË/ Barbara sjell këngën e krijuar nga Ergi, i bën dedikimin e ndjerë

U bënë vite tanimë që publikut i mungon zëri i një prej të rinjve më të talentuar, Ergi Dini. Ai ishte padyshim një artist që kishte shumë për të dhënë. Mirëpo ikja e tij, e cila ende sot e kësaj dite kujtohet, nuk mund të zhbëhet.

Nesër është ditëlindja e Ergit dhe në kuadër të kësaj dite, motra e tij Barbara, ka vendosur ‘ta rikthejë’ në muzikë për herë të fundit. Ajo ka çuar në fund, një ndër këngët që artisti kishte lënë në gjysmë dhe do ta publikojë ditën e nesërme.

I gjithë teksti është pasqyrë ku të gjithë të afërmit, miqtë si dhe fansat, do kenë mundësi të shohin Ergin sërish ndërmjet këngës. Barbara ka postuar një pjesë të klipit në profilin e saj të Instagramit dhe ka bërë për të vëllain një dedikim të ndjerë: “Nesër, me 15 tetor, në ditëlindjen e Ergit vjen bashkëpunimi më i rëndësishëm i jetës time personale dhe artistike! Një këngë e krijuar nga Ergi ku bashkohemi të dy për herë të parë dhe të fundit, në një dimension tjetër! Nesër, së bashku me ëngjëllin tim, gjysmën e shpirtit Ergi Dini vjen ‘Ku je’”, ka shkruar ajo.